Batatina: Pres një ndeshje të fortë në Podgoricë kundër Buduçnostit

min lexim

Trajneri i Llapit të Podujebvës, Tahir Batatina dhe kapiteni Bujar Idrizi, kanë dalur në konferencë para gazetarëve të pranishëm në prag të ndeshjes (sot 20.30) rrethit të parë kualifikues ndaj Buduçnostit të Podgoricës.

Batatina ka theksuar se pret një përballje rivalizuese dhe një ndeshje me futboll cilësor.

“Pres një ndeshje të fortë, rivalizuese me futboll cilësor nga dy skuadrat. Le të fitoj më i miri në teren. Ne kemi një skuadër me kontigjent të mjaftueshëm të lojtarëve që mund ta kalojmë me sukses këtë sfidë”, deklaroi Batatina.

Ndërsa kapiteni Idrizi theksoi se pjesëmarrja në Conference League është e një rëndësie të veçantë.

“Për mua si kapiten i skuadrës, pjesëmarrja në këtë kompeticion është një ndjenjë e veçantë e po ashtu edhe një rëndësi e veçantë. Jemi përgatitur maksimalisht për ta kaluar sa më mirë këtë ndeshje”, u shpreh fillimisht Idrizi.

“Asnjë trajner nuk dëshiron rezultat negativ, njësoj edhe unë. I dimë cilësitë e Buducnostit. E kemi analizuar mjaft mirë nëpërmjet video inxhizimeve skuadrën e tyre dhe do ta japim më të mirën nga vetja që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, tha ndër të tjerash trajneri Batatina.

Qëllimi ynë është të kalojmë sa më shumë runde që kemi mundësi. Besoj në një performancë të mirë nesër nga unë dhe bashkëlojtarët e mi që ndeshjen kthyese pastaj ta kemi më të lehtë që të kalojmë tutje”, përmbylli Idrizi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha me synim, pushtimin e kështjellës së dytë!

Story i radhës

Mësoni se pse nuk duhet të flini në të njëjtin këllëf jastëku për dy ditë radhazi

Të fundit nga