Batatina: Llapi nuk ishte në ditën më të mirë

October 22, 2022
1 minut lexim

Llapi u mposht në kryendeshjen e javës si mysafir i Prishtinës. 

Dueli i xhiros së 13-të në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 2-0, shkruan Gazeta Olle. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se ekipi i tij dha gjithçka nga vetja por nuk ishte në ditën më të mirë.

“Mendoj që nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë dhe pranuam gol të lehtë. Ishim të pavëmendshëm.

Djemtë bënë maksimumin. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja por nuk ishim në ditën më të mirë.

Ndoshta në pjesën e parë nuk është dashur të pranojmë gol, në mënyrë që të ishim më të qetë në pjesën e dytë”, tha fillimisht Batatina.

Tutje, Batatina nuk kurseu lëvdatat për futbollistin e tij, Ilir Krasniqin.

“Ilir Krasniqi është Amir Rrahmani i dytë i Kosovës. Nëse reprezentacioni i Kosovës ka fituar një lojtar nga Superliga, ai është Ilir Krasniqi. Respekt për ata që kanë luajtur deri tani te Kosova, por Kosova ka fituar një mbrojtës që po shkëlqen në çdo ndeshje”, është shprehur Batatina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: I gatshëm për bisedime për heqjen e 20% nga kushtetuta

Story i radhës

Si të mos dorëzoheni dhe të qëndroni të motivuar

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë