bastoni ndeshje magjike 681523283443d

Bastoni: Ndeshje magjike

May 2, 2025
1 minut lexim

Alesandro Bastoni e konsideroi një ndeshje magjike, të cilën e shijoi shumë.

Mbrojtësi i Interit i ka thurur elozhe sulmuesit Lamin Jamal.

“Edhe ne u argëtuam në fushë. Barcelona është një ekip i fortë me lojtarë të jashtëzakonshëm.

Është bukur të luash ndaj tyre. Kishim raste si ne ashtu edhe ata.

Sigurisht që gjendja fizike nuk është më e mira sepse ishte ndeshja e 57-të për mua në këtë sezon. Më vjen keq që nuk e fituam, por nuk ishte e lehtë. Jamal?

Sigurisht që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Duhet ta pranojmë këtë fakt dhe më befasoi një prej aksioneve të tij. Shezni? Nuk mund ta them çfarë folëm…

Në fakt, i bëra komplimentet për vendimin që u rikthye në fushën e lojës dhe ndryshoi mendje për të vazhduar në sportin më të bukur në botë”, tha Bastoni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

lufta kunder fajdeve 68151f69356cd
Story i mëparshëm

Lufta kundër fajdeve

bmw m po punojme ne nje model te ri super sportiv 6815241825006
Story i radhës

BMW M: Po punojmë në një model të ri super sportiv

Të fundit nga

ShkoLartë