Bastoni i qartë me objektivat e sezonit

Qendërmbrojtësi zikaltër, Alessandro Bastoni, pasi përfundoi seancën stërvitore me Interin, foli për “Inter TV” duke u ndalur rreth rinovimit dhe objektivave të klubit.

“Kur mbërrita tek Inter kisha një qëllim, të hyja në ambientin zikaltër dhe të qëndroja aty sa më gjatë. Jam shumë i kënaqur me rinovimin, ishte ajo që donim unë dhe familja ime.

Ne duhet të përpiqemi të përsërisim sukseset. Le të përpiqemi sërish të fitojmë Superkupën, të arrijmë në fund të

Kupës së Italisë, por mbi të gjitha të synojmë yllin e dytë.

Më duhet të falenderoj njerëzit që kanë punuar tek Interi ndër vite, trajnerët, shokët e skuadrës, lojtarët që e kanë veshur këtë fanellë për një kohë të gjatë.

Tani do të përpiqem t’u përcjell diçka të ardhurve. Më duhet të përmisoj shujmë aspekte, konsistencën gjatë sezoni për shembull.

Duhet të përpiqem të jem lider, dhe të motivoj edhe shokët e mi të skuadrës”, ka përnduar mbrojtësi italian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidentja Osmani ende nuk e ka pranuar Ligjin për pagën minimale

Story i radhës

Kontrollohet banesa e Ahmetajt pranë liqenit Artificial, çfarë gjetën agjentët e BKH-së

Të fundit nga