Gjatë ditës së djeshme policia, sektori për tregti të paligjshme të drogës, armëve dhe materieve të rrezikshme ka privuar nga liria personin A.P. 35 vjeçar dhe R.P. 32 që të dy nga Shkupi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Gazi Babë, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe një peshore, derisa tek R.P. është gjetur dhe konfiskuar amfetamin dhe dy peshore.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.