Bastisje në Gërçec të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm ka arrestuar një person në Gërçec të Sarajit pas bastisjes me urdhër paraprak të gjykatës. Policia ka gjetur drogë të tipit kokainë.

“Sot (29.06.2022) rreth orës 06.50 në fshatin Gërçec, Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.O. (20) nga fshati Gërçec. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, është gjetur dhe konfiskuar një qese me kokainë dhe një peshore digjitale me mbetje kokaine”, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Byroja e Sigurimi ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që s’po e marrin policën e sigurimit

Story i radhës

Strugë, realizohet edhe një premtim

Të fundit nga