Me datë 24.06.2023 në SPB Shkup, janë privuar nga liria N.P.(38), V.K.(50) dhe M.Ç.(31), të gjithë nga Shkupi.
Gjatë kontrolleve në dy lokacione në zonën e Gazi Babës, të kryera me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e N.P., ku ishte dhe V.K., me të cilën jetonte, u gjet marihuanë në proces tharjeje, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash të dyshuara nga shitja e paligjshme e drogës, ndërsa në shtëpinë e M.K. u gjet një kavanoz marihuanë, 2 pako marihuanë, 15 thasë marihuanë gati për shitje, një peshore dixhitale me mbetje droge.
Personat janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për krime të kryera nga neni 215 i Kodit Penal.
Burimi: TV21