Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin e Gazi Babës.
Siç bëri të ditur MOB-ja, gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marhuanë. M.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.
Burimi: TV KLAN