Bastisje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të burgosurve u gjenden disa telefona

1 minut lexim

Një bastisje e madhe është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, e cila rezultoi me gjetjen e disa telefonave të të burgosurve.

Siç mëson media, në këtë bastisje kanë marrë pjesë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë.

Përveç këtyre njësive të policisë në bastisje kanë marrë pjesë edhe kryeprokurori i Prishtinës dhe një prokuror tjetër.

Të përfshira në këtë bastisje ishin edhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës përfshirë edhe Njësiti i Inteligjencës.

Media ka tentuar të kontaktojë me Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK) në lidhje me këtë bastisje por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Shija e redaktorit

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, plagoset drejtuesi motoçikletës. Udhëtonte pa kaskë

Story i radhës

I shpallur në kërkim, arrestohet terroristi në Turqi

Të fundit nga