Mëngjesin e sotëm janë bërë një seri arrestimesh në disa qytete të vendit.
Sipas burimeve nga policia, në hetim po kryhen kontrolle në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë kriminelë.
Siç mësojmë, objektivi i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e artefakteve dhe objekteve me vlera kulturore.
Nga MPB konfirmojnë aksionin policor që është duke u zhvilluar, ndërsa detajet do të njoftohen pas përfundimit të aksionit./