Bastisen zyret e Mercedesit në Sindelfingen – dy drejtues dyshohet se kanë marrë ryshfet multi-milionësh

Zyrat e ndërtesës së kompanisë Mercedes-Benz në Sindelfingen, pranë Stuttgartit, u bastisën si pjesë e një hetimi ndaj dy menaxherëve të kompanisë që përballen me akuza për korrupsion, u njoftua të martën.

“Aksioni po kryhet për shkak të dyshimit për korrupsion gjatë proceseve afariste”, njoftoi Prokuroria e Shtetit në Stuttgart.

Mediat gjermane shkruajnë se bëhet fjalë për një hetim ndaj dy drejtuesve të Mercedes-Benz-it të cilët kanë marrë ryshfet “në shumën milionëshe” në këmbim të sigurimit të kontratave me furnitorët.

“Të dyshuarit vlerësohen se kanë arritur të ndikojnë në përzgjedhjen e furnitorëve të caktuar”, raportojnë mediat.

Gjatë kontrollit të kryer në fund të javës së kaluar, në departamentet e prokurimit janë konfiskuar një celular dhe një kompjuter personal.

Kompania njoftoi se kërkimi u krye me iniciativën e vetë Mercedes-Benz.

“Mercedes-Benz është viktima në këtë rast dhe ne e bëmë vetë kallëzimin”, njoftoi kompania.

Sipas disa mediave gjermane, menaxhmenti refuzoi të thoshte se sa ishte shuma dhe gjithashtu të konfirmonte se ishte rasti më i madh korrupsioni në historinë e kompanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Serweri vjen me një këshillë për Albin Kurtin: Nuk është befasi që Vuçiq refuzoi

Story i radhës

Gjashtë mungesat e mëdha të Shqipërisë kundër Polonisë

Të fundit nga