Basti i Arjan Çanit për presidentin e FSHF: Nëse Duka e mund pushtetin…

Arjan Çani ka komentuar zgjedhjet e reja në FSHF ku ka një ndërhyrje të madhe të politikës.

Në përgjimin e Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur se do t’i nxijë jetën Dukës me Prokurori dhe SPAK. Pra në një farë mënyre, duke treguar hapur varësinë e institucioneve të drejtësisë nga vetë partia që po drejton Shqipërinë.

Për këtë arsye, Cani është shprehur tek “Të Paekzpozuarit” se kjo luf.të është më e vështirë se kurrë më parë. Madje basti shkon deri në pikën ku nëse Armand Duka do të fitonte edhe njëherë mbi politikën, ku ndryshe nga më parë pushteti ka edhe drejtësinë në dorë, atëherë do të kishte vend edhe për një monument.

“Pretendimi i Dukës më duket shumë legjitim për mandatin e 6, pasi thotë që jam këtu me aftësitë e mia, me meritat e mia, kam dhënë këto kontribute për futbollin dhe e kam çuar Shqipërinë deri këtu në arenën europiane. Kjo nuk mund të mohoet, për herë të parë jemi ndërkombëtarizuar.

Nuk futem fare te deklaratat për shpërdorim detyre, falsifikime sepse është shumë normale që pushteti kur kërkon të kap edhe këtë dhomë, do të ketë akuza të tillë, madje edhe më të mëdha se kaq. Edhe sikur të mos jenë të vërteta, mirë është që të bëhen këto akuza kundër Dukës.

Unë prirem të jem me Dukën këtë rast, edhe sikur të ishte burrë i keq. Unë them më mirë me Dukën në një vend ku të paktën politika nuk ka edhe sportin. E kam të qartë qëndrimin tim. Nga ana e pushtetit, Rama dhe Veliaj kanë luftuar shumë për të kapur këtë situatë ku janë tani, ku i kanë kapur të gjitha.

E dini ç’lodhje është të kapësh edhe drejtësinë? Si mundet ore zotëri që unë kam kapur edhe drejtësinë, e kam në duart e mia dhe me del Armand Duka dhe më sfidon… Po kush je ti, unë të fshij… Pra kështu e llogjikon pushteti.

Gjykata është në duart e pushtetit. A do të ketë fuqi Duka që të rezistojë këtë herë? E ka të vështirë. Veliaj është kam.ikazi i Ramës në këtë çështje. Si të kundërshtoj FIFA dhe UEFA, e kanë ndarë mendjen. Ky është basti im, nëse Duka arrin t’i mundi edhe këtë herë që kanë drejtësinë dhe të gjitha gjërat në dorë nga ana e pushtetit, atëherë për Dukën duhet bërë një monument. Veliaj nuk ka asnjë peshë pa Ramën, janë bashkë prandaj ka peshë”, tha Cani..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ЈКП „Дервен“: Велешани да не фрлаат градежен отпад во контејнерите

Story i radhës

Një stuhi e fuqishme godet pjesën verilindore të SHBA-së

Të fundit nga