​Basketbollistja e Kosovës: Shkojmë në Qipro me objektiva të mëdha, pse jo edhe për titullin kampion

June 22, 2022
1 minut lexim

Është duke vazhduar faza përgatitore e Përfaqësues A te Femrat tash e disa ditë. Vashat “Dardane” janë duke zhvilluar stërvitje çdo ditë në dy orare të ndryshme në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për tu paraqitur në formën më të mirë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Se duan paraqitje të mirë e ka konfirmuar edhe basketbollistja Aulona Muhadri. “Këtë vit nuk do të shkojmë vetëm për të marrë pjesë, por edhe të kemi rezultate të mira e pse mos të kthemi edhe me titull”, është shprehur Muhadri për faqen zyrtare të FBK-së.

Muhadri tutje ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përkrahur vazhdimisht vashat “Dardane”.

Gjithashtu qendra luftarake ka folur edhe rreth ndjenjës së përfaqësimit të shtetit: “Kur jemi në punë gjatë procesit nuk është që e vëren shumë këtë përgjegjësi, por kur jemi në lojë është ndjenja më e mirë që mund t’i ndodh një sportisti që ta përfaqësoj shtetin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Story i radhës

‘Tensionet Greqi-Turqi’, Stoltenberg: Ne e parandaluam konfliktin në vitin 2020, gati ta bëjmë sërish

Të fundit nga

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët?

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetik për njeriun dhe të gjithë gjallesat. Ai çlodh si trupin dhe psihën e njeriut dhe e rigjeneron për ditën e re. Prindër, fëmijët deri

Zjarret në Los Anxhelos, evakuohen banorët

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon ta godasë pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarret
ShkoLartë