Basketbollisti i Pejës nuk ia zgjati dorën lojtarit serb, kjo është arsyeja

1 minut lexim

Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi.

Në duelin e parë, të luajtur të martën, Peja është mposhtur me rezultatin 98:75 dhe është në prag të eliminimit në fazën kualifikuese të kësaj gare.

Por, ajo çka ra në sy pas ndeshjes ishte një sekuencë që përfshinte basketbollistin e Pejës, Andi Ahmetin.

Andi refuzoi t’ia zgjatë dorën lojtarit serb nga klubi grek.

Basketbollisti serb i Maroussi, Miroslav Raduljica ditë më parë kishte shkruar një koment në një postim të klubit grek: “Kosova është Serbi”.

Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten mbrëma, që po ashtu do të zhvillohet në Greqi.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zekolli i përgjigjet Durmishit: Marrëveshje ka, por s’po zbatohet! Më mire një e re!

Story i radhës

Koordinim për festat e Nëntorit, Fetai takoi ambasadorin e Kosovës dhe atë të Shqiperisë

Të fundit nga