Basketbollisti i NBA-së arrestohet për posedim droge

min lexim

Basketbollisti amerikan, Iman Shumpert është arrestuar për shkak të posedimit të një sasie të drogës, më saktësisht të llojit marihuanë në çantën e tij në aeroportin “Dallas/Fort Worth International Airport”.

Lajmin e ka bërë të ditur “TMZ Sports”.

Ish-basketbollisti i NBA-së, i cili aktualisht është lojtar i lirë, po planifikonte të fluturonte nga Dallasi për në Los Angeles të shtunën, kur u ndal nga sigurimi.

Shumpert e pranoi para policisë së ajo që ishte gjetur në çantën e tij ishte një sasi e marihuanës.

Ai më pas u arrestua dhe akuzohet për krim.

32 vjeçari rrezikon burg deri në 2 vjet dhe gjobë prej 10 mijë dollarësh.

Për herë të fundit, Shumpert kishte luajtur në NBA në sezonin 2022/21, ndërsa ishte paraqitur vetëm në dy ndeshje për Brooklyn Nets.

Ai ishte draftuar fillimisht në vitin 2011 nga New York Knicks.

Më pas, kaloi kohë duke luajtur në Cleveland Cavaliers, ku e kishte fituar titullin së bashku me LeBron James, në Sacramento Kings dhe në Houston Rockets, para se t’ju bashkohej Nets.

Basketbollisti amerikan e kishte një mesatare prej 7,2 pikësh dhe 3,3 kërcimesh për lojë gjatë karrierës së tij.

Ai po ashtu e fitoi “Dancing With The Stars” në vitin 2021.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

EMV: Besiana Xhaferi-Beqiri edhe në të kaluarën ka qenë e përfshirë në menaxhimin e sezonit të ngrohjes, ka kryer detyrat me profesionalizëm

Story i radhës

Dua Lipa në Kosovë, flet me krenari për vendin – ka një falënderim për shqiptarët

Të fundit nga