Basketbollisti italian Paolo Bankero, i cili ka luajtur për skuadrën “Duke College” në vitet e fundit, u caktua si zgjedhja e parë në Draftin e NBA-s, nga Orlando Mexhik.
Është një senzacion i madh për qarqet e basketbollit amerikan, pasi të gjithë prisnin që Orlando, të zgjedh Xhabar Smith-in, që është zgjedhja e dytë në Draft.
Italiani Bankero, është basketbollisti i parë që luan për një kombëtare tjetër përveç Shteteve të Bashkuara dhe ishte zgjedhja kryesore në Draft-in, pas bashkatdhetarit të tij Andrea Barnjani në vitin 2006.
“Vetëm kur komisioneri Silver doli në skenë, 20 sekonda para se të thoshte emrin, e kuptova se isha unë. Thjesht ndodhi, nuk pata kohë të mendoj se si të reagoja. Nuk mund ta besoja. Unë jam gati për NBA dhe presionin,” tha Bankero, i cili shënoi mesatarisht ka shënuar 17.2 pikë, 7.8 kërcime dhe 3.2 asiste në ndeshjet e kolegjeve në sezonin e kaluar.
Bankero ka lindur në Sietëll, por është me origjinë italiane dhe ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e Italisë.
Zgjedhja e dytë është Çet Holmgren (213 cm i gjatë dhe peshon vetëm 86 kg) nga Gonzaga, i cili u zgjodh nga Oklahoma Siti. Ndërkohë zgjedhja e tretë ishte Smit nga Universiteti Auburn, i cili u përzgjodh nga Hjuston Rokets.