Basketbollistët e Kosovës stërviten në Danimarkë, synojnë fitore

July 25, 2023
1 minut lexim

Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë stërvitur në “Arena Naestved”, aty ku të mërkurën do të përballen me Danimarkën.

Ky takim zhvillohet nga ora 18:00 dhe do të jetë një mundësi edhe për bashkatdhetarët të vijnë për të përkrahur Dardanët.

Stërvitja ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.

Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.

Dardanët do të kenë të mërkurën në mëngjes një stërvitje dhe më pas do të përballen me danezët.

Danimarka-Zvicra zhvillohet në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka ka mundur në udhëtim Zvicrën 46:60. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Dardanët më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

Story i radhës

Rriten aplikimet për regjistrim të pronës së paluajtshme në Prishtinë

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë