Xhiroja e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës sot vazhdon me dy ndeshje tjera interesante.
Trepça është në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Ponte Prizrenit, ku do të përballet me rivalin e vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimin, që po ashtu e nisi kampionatin me fitore (duke mundur Vëllaznimin).
Përballja pritet të jetë interesante, ndërsa interesimi këtë edicion për basketboll në qytetin e Mitrovicës është shumë i madh.
Takimi i fundit është mes Vëllaznimit dhe Rahovecit. Kuqezinjtë janë rikthyer pas një viti në Superligë dhe synojnë të mbesin në elitën e basketbollit, ndërsa Vreshtarët hyn për fitoren e dytë në këtë edicion.
Java 2
E diel
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Vëllaznimi – Rahoveci