bashkimi perforcohet edhe me nje futbollist 6872f24a947bb

Bashkimi përforcohet edhe me një futbollist 

July 13, 2025
1 minut lexim

Skuadra nga K;umanova, Bashkimi, nuk ka të ndalur me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Skuadra e Bashkimit synon që të jetë sa më e përforcuar dhe të ndërtojë një ekip që të luftojë për pjesën e epërme të tabelës.

Faruk Bihorac (29 vjeç) është lojtari iradhës në petkun e Bashkimit. 

Pas Adekunles dhe Ahadit, sonte Bashkimi prezantoi mbrojtësin nga Bihorac.

Përveçse luan si mbrojtës, Bihorac mund të luajë edhe si mesfushor – mbrojtës.

“Me zemër luani dhe përvojë të çmuar, Faruk Bihorac zyrtarisht i bashkohet familjes së FC Bashkimi 1947!

Një shtyllë në mbrojtje, një lider në fushë, gati për të luftuar për ngjyrat zi-gjelbert!

Me një karrierë solide në klube si Novi Pazar, Vllaznia, Metalac, Borac Banja Luka e të tjerë, Bihorac sjell me vete përvojë ndërkombëtare dhe mentalitet fitues.

Skuadra jonë fiton jo vetëm një mbrojtës, por një udhëheqës me karakter dhe eksperiencë!”, njofton KF Bashkimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pedagogu qe shoqeroi ish ambasadorin gjerman ne shqiperi flet per momentet e tij te fundit 6872f1d33f20f
Lajmi i mëparshëm

Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri flet për momentet e tij të fundit

investime ne kriptovaluta gjate pensionimit cilat jane perparesite dhe mangesite 6872f24e63afd
Lajmi i radhës

Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit – cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

Të fundit nga

ShkoLartë