Pesë ndeshje dhe po aq fitore për Bashkimin në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
“Arpagjikt” nuk kanë humbur asnjë duel që kur nisi edicioni 2024/25.
“Viktima” e fundit e prizrenasve ishte fqinji nënkampion, Golden Eagle Ylli.
Suharekasit u mposhtën në palestren e tyre nga lideri i tabelës me rezultat 66:77.
E dyta në renditjen tabelare është Prishtina, pasi deri tani ka vetëm një disfatë.
E pikërisht kryeqytetasit do të udhëtojnë xhiron e ardhshme në Prizren, për ta zhvilluar super derbin me Bashkimin.
Këta të fundit do ta kenë mundësinë për t’u konfirmuar si forcë e dëshmuar, kurse “Plisat” për t’i treguar dhëmbët se janë arrë e fortë për të gjith
Burimi: botasot.info