Bashkimi më i mirë se Prishtina, për t’ia shkaktuar humbjen e parë

December 1, 2023
1 minut lexim

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 70:92 (15:18,22:22,17:33,16:19).

Ndeshja nisi shumë më mirë për skuadrën e Bashkimit ku arritën epërsi prej 11 pikësh, 12:1 por Prishtina deri në fund të 10 minutave të parë arriti ta ngushtoj këtë epërsi në 3 pikë, 15:18.

Gjithçka e barabartë u pa në vazhdim të periodës së sytë ku sy skuadrat arritën të shënojnë nga 22 pikë, gjë që i mundësoi ekipit të Bashkimit të shkoj në pushim me epërsi solide +3 apo rezultat të përgjithshëm 37:40

Lojë më ndryshe u pa në periudhën e tretë të ndeshjes ku Bashkimi pati super seri duke shënuar 33 pikë kurse Prishtina arriti të shënoj vetëm 17 pikë.

Prishtina kërkoi që në pjesën e fundit të lojës të rikthehet por e pati të pamundur, Bashkimin edhe ne këtë çerek tregoi vëmendje të plotë për t’ia shkaktuar humbjen e parë Prishtinës në këtë edicion me rezultat 70:92

Më të dalluarat tek Bashkimi ishin Aulona Muhadri me 11 pikë, 18 kërcime e 6 asistime dhe Jeta Zeka me 17 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.

Ndërsa më e mira tek Prishtina ishte Jade Williams me 24 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.

Tani dy skuadrat në nëntë xhiro kanë nga tetë fitore dhe nga një humbje që ia kanë shkaktar njëra tjetrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Babi e ka thy televizorin” – Verona tregon se si po e shohin familja e saj lojën e Bucit

Story i radhës

“Nyjat” – drama më e mirë në festivalin “Moisiu”, Refet Abazi tregon pse është i rëndësishëm ky çmim

Të fundit nga

ShkoLartë