bashkimi evropian rihap ambasaden ne kiev 62520bba09131

Bashkimi Evropian rihap ambasadën në Kiev

April 9, 2022
1 minut lexim

BE-ja ka rihapur ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e ka zhvendosur përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi planet gjatë një vizite në Ukrainë të premten, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Pasi foli me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, zoti Borrell tha se ata ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto më parë të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.

Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i saj Luigi Di Maio, njoftoi shërbimi italian i lajmeve Ansa.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ngjarjet e dates 10 prill 6252065e88e5c
Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 10 prill

orari i punes ne disa vende te europes 62520bbe79045
Story i radhës

Orari i punës në disa vende të Europës

Të fundit nga

Horoskopi i datës 15 maj 2025

Dashi Të shumtë do jene ata që do ju vihen kundër sot, por armatura juaj do jetë e fortë dhe askush nuk do mund t’iu rrëzojë. Nëse jeni në një lidhje kujdes
ShkoLartë