Krahu legjislativ i Bashkimit Evropian propozoi rregullat e reja për riparimin e telefonëve dhe tabletëve. Thotë se prodhuesit duhet bëjnë të paktën 15 komponentë të disponueshëm për 5 vite pas debutimit të një telefoni në ri në Evropë.
Brenda këtij afati konsumatorët janë në gjendje të zëvendësojnë pjesë si bateritë, ekranet, karikuesit, kapakët e pasmë dhe kartat SIM e të memories.
Komisioni Evropian gjithashtu synon të rrisë jetëgjatësinë e baterive. Thotë se bateritë e telefonëve dhe tabletëve duhet të durojnë të paktën 500 cikle të plota karikimi përpara se të bien nën 83% të kapacitetit të tyre.
Nën rregullat e propozuara, telefonët duhet të kenë një etiketë që detajon informacione si jetëgjatësia e baterisë si dhe certifikimet e rezistencës ndaj ujit apo përplasjeve.
Ideja është që të reduktohen e-mbetjet dhe impakti mjedisor i telefonëve dhe tabletëve. Sipas një studimi, rritja e ciklit të jetëgjatësisë së baterisë me 5 vite do të ishte njëlloj si të hiqeshin nga qarkullimi 5 milionë makinat sa i takon emetimeve që shkaktojnë.
Prodhuesit e smartfonëve kanë kundërshtuar disa elementë të rregullores duke thënë se disponueshmëria e pjesëve për 5 vite do të rrisë konsumin e plastikës.
Por disa të tjerë janë të gatshëm të vazhdojnë përpara me rregullat e reja. Apple, Google dhe Samsung kanë filluar të shesin pjesë të produkteve të tyre.
Propozimet do të ndikojnë edhe në përditësimet e softuerit. Prodhuesit duhet të ofrojnë përditësime për të paktën 5 vite. Në Qershor Komisioni Evropian propozoi aplikimin e një standardi të përbashkët për shumicën e pajisjeve elektronike siç është USB-C. /PCWorld Albanian