Bashkimi Evropian miraton zyrtarisht rregulloren për gjigantët e teknologjisë

Ligjvënësit Evropianë dhanë miratimin e tyre ditën e Marte për rregullat e reja të cilat do të kufizojnë pushtetin e gjigantëve të teknologjisë si Google, Amazon, Apple, Facebook dhe Microsoft.

Krahas rregullores së re Digital Markets Act, ligjvënësit kanë aprovuar sot Digital Services Act i cili ju kërkon platformave online të bëjnë më shumë për të mbrojtur internetin përballë përmbajtjeve të paligjshme.

Kompanitë mund të gjobiten deri në 10% dhe 6% të të ardhurave vjetore nëse shkelin DMA dhe DSA respektivisht.

DMA do të detyrojë kompanitë të ndryshojnë bizneset e tyre duke i bërë shërbimet e mesazheve të shkëmbejnë mesazhe mes platformave si dhe tu japin përdoruesve të biznesit akses mbi të dhënat e tyre.

Përdoruesit e biznesit mund të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre konkurruese ndaj gjigantëve të teknologjisë në platformat e këtyre të fundit.

Ndërsa DSA vën në shënjestër reklamimin e shënjestruar tek fëmijët apo mbi të dhëna sensitive si përkatësia fetare, gjinia, raca dhe opinionet politike. Do të ndalohen edhe sjelljet të cilat mashtrojnë njerëzit drejt ofrimit të të dhënave të tyre personale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MF: Miratohet rishikimi shtesë i buxhetit, inkorporohen amendementet për projektet në shëndetësi, mjedisin jetësor,infrastrukturë

Story i radhës

Refuzon propozimin iranian, aktivisti thotë se kurrë s’do të kërkojë falje

Të fundit nga