Bashkimi Evropian konsideron ndalimin e përdorimit të pajisjeve 5G të Huawei në vendet anëtare

June 8, 2023
1 minut lexim

Bashkimi Evropian po konsideron një dëbim të përdorimit të teknologjisë së disa kompanive në rrjetet e saj 5G ku përfshihet edhe kompania Kineze Huawei raportoi Financial Times.

Lëvizja vjen në përgjigje të shqetësimeve në rritje të Brukselit lidhur me disa qeveri Evropiane të cilat po vonojnë veprimin lidhur me çështjen.

Komisioni Evropian nuk komentoi raportin por tha se është duke punuar me vendet anëtare për të monitoruar implementimin e disa masave të sigurisë.

Një progres raport do të publikohet në javët në vijim pasi të parit që daton në Korrik të 2020.

Po këtë vit, BE-ja tha se vendet anëtare mund të kufizojnë ose të përjashtojnë prodhues të pajisjeve 5G siç është Huawei nga rrjetet e tyre kyçe të telekomunikimit duke i rezistuar në të njëjtën kohë presionit të Uashingtonit për dëbim të menjëhershëm të kompanisë Kineze.

Gjatë një takimi të Premten e kaluar, komisioneri për çështjet e brendshme të BE-së Theirry Breton informoi ministrat Evropian të telekomunikacionit se vetëm 1/3 e vendeve Evropiane kanë ndaluar përdorimin e pajisjeve të Huawei.

Gjermania ka qenë një prej vendeve që ka konsideruar ndalimin e përdorimit të pajisjeve të Huawei dhe ZTE në segmente të ndryshme të rrjetit të saj të telekomunikimit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lavdrim Fazliu nuk është më pjesë e Pelisterit

Story i radhës

Ukraina: Që nga goditja e digës Kakhovka niveli i ujit në Kherson është rritur në 5.5 metra

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë
sqmken
ShkoLartë