Bashkimi Europian hap hetim ndaj iPadOS

November 4, 2024
1 minut lexim

Autoritetet rregullatorë Europiane janë duke hetuar nëse sistemi operativ iPadOS i Apple është në përputhje me ligjet e Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) të unionit tha Komisioni Europian ditën e Hënë.

Lajmi vjen pasi Apple publikoi një raport të pajtueshmërisë së sistemit operativ me rregulloren e BE-së pas iPadOS u përcaktuar si “portë” për bizneset për të arritur konsumatorët e tyre.

“Komisioni Europian tani do të vlerësojë me kujdes nëse masat e adoptuara për iPadOS janë në përputhje me obligimet e DMA,” tha BE-ja.

Akti i Tregjeve Dixhitale, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti, kërkon prej Apple që tu japë përdoruesve mundësinë e zgjedhjes së shfletuesit të preferuar në iPad, të lejojë përdorimin e dyqaneve alternative të aplikacioneve dhe të lejojë kufjes apo lapsat stylus të aksesojnë funksionalitetet e iPadOS.

Shkeljet e DMA mund të rezultojnë në gjoba që kapin vlerën e 10 përqind të të ardhurave vjetore globale të kompanive. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani dhe Malisheva triumfojnë ndaj Feronikelit 74 e Llapit, tejkalojnë Dritën në renditje

Story i radhës

Liber Emini shkrimtarja e re që po i jep kuptim emrit të saj!

Të fundit nga

ShkoLartë