Sipas analistit Bashkim Selmani rezultatet e zgjedhjeve në Tetovë kanë treguar se qytetarët nuk u besojnë kuadrove të vjetra partiake, për këtë shkak i këshillon partitë politike të rifreskohen me kuadro te reja.
Në një prononcim për Klan Maqedoni, Selmani tha se partitë duhet ta dëgjojnë vullnetin e qytetarëve.
“Partitë politike shqiptare edhe këto që janë aktuale edhe ato që nuk kanë fituar nuk duhet të vazhdojnë me të njëjtit njerëz pa respektuar verdiktin e qytetarit. Prandaj do të ishte mirë vlerësimet që i japin qytetarët, edhe te BDI, edhe te Besa, edhe te partitë tjera në shumicën e rasteve janë grup njerëzish që vendosin dhe udhëheqin por duhet të rifreskojnë kuadrot e tyre me fytyra të reja”, deklaroi Bashkim Selmani, analist.
Selmani u bëri apel partive shqiptare që të kenë unitet për të mirën e qytetarëve të Tetovës.
Bëri apel deri te partitë shqiptare që ta kontribuojnë për ligjin për vetëqeversije lokale të vitit 2015 që në këtë mënyrë komuna të ketë autonomi dhe autoritet fiskal, që në këtë mënyrë të ndihmohen qytetarët gjatë krizës ekonomike.