bashkim hasani i pergjigjet bujar osmanit nuk kemi vetem portier por portier sulmues 6a206ead9de69

Bashkim Hasani i përgjigjet Bujar Osmanit: Nuk kemi vetëm portier, por portier sulmues

June 3, 2026
1 minut lexim
collage export F2FE3A3B 023D 4D9E 948D 1B660AD17128 768x539 1

Deklaratat e nënkryetarit të Bujar Osmani në emisionin “Dialog te LAJM’i”, ku ai kritikoi koalicionin VLEN duke thënë se “për herë të parë në golin tonë, në portën tonë nuk ka portier”, kanë nxitur reagimin e përfaqësuesit të VLEN-it, Bashkim Hasani, përcjell tetova1

Gjatë intervistës, Osmani deklaroi se nuk pret simpati nga VMRO-DPMNE-ja ndaj shqiptarëve, por se shqetësimi i tij kryesor, sipas tij, është “inferioriteti i VLEN-it” dhe gatishmëria e këtij koalicioni për të kënaqur partnerin qeveritar.

Duke përdorur metaforën e futbollit, Osmani tha se dikur kishte “portier në gol” që mbronte interesat shqiptare, ndërsa sot, sipas tij, mungon një mbrojtje e tillë.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Hasani, i cili përmes një komenti publik ka ironizuar qëndrimin e Osmanit dhe të BDI-së.

“Portieri juaj vetëm për autogola!

E para, ju paralajmëruam mos i jepni autogola portierit tuaj. Nuk dëgjuat. Vazhdut me i dhënë, madje ato gola që i konvenonin më së shumti vetë portierit.

E dyta, ne nuk kemi thjesht portier, kemi portier sulmues që na thotë qartë, topi nuk shkon mbrapa, por drejt te porta e kundërshtarit”, ka shkruar Hasani.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur përplasjet politike mes BDI-së dhe VLEN-it po intensifikohen, me të dyja palët që po përdorin gjuhë simbolike dhe krahasime sportive për të përshkruar rolin e tyre në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në vend./tetova1.mk

IMG 2018

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

daut beqiri jep ze rinise komuna e haracines formon keshillin rinor lokal 6a206d60e62cb
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri jep zë rinisë – Komuna e Haraçinës formon Këshillin Rinor Lokal

gashi vlen nuk e ka ka problem edhe te dale nga qeveria por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese 6a2073baeba4c
Lajmi i radhës

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

Të fundit nga

ShkoLartë