Bashkim Bakiu i del kundër Taravarit: Nuk e përkrah rikthimin e bashkëpunimit me BDI-në

May 22, 2025
1 minut lexim

Bashkim Bakiu, funksionar i lartë në Aleancën për Shqiptarët, krahu i Arben Taravari, ka bërë sot një deklaratë të qartë në rrjetet sociale ku distancohet nga çdo ide për rikthimin e bashkëpunimit me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Në një status në facebook, Bakiu theksoi se ai mbetet i përkushtuar ndaj rrugës për ndryshim që Aleanca për Shqiptarët e nisi para zgjedhjeve të vitit 2024, duke lënë të kuptohet se çdo përpjekje për rikthim në bashkëpunim me BDI-në për të qenë opozitë bashkë, nuk gjen mbështetjen e tij.

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam, ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar,” shkroi Bakiu në postimin e tij.

Ai shtoi se ky rrugetim kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për hatërmbetje personale, por për një qëndrim parimor politik.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Efekti i qendrës së vëmendjes: Kur shihni një stuhi në një gotë uji

Story i radhës

Kocevski: Aktakuza për zjarrin në “Pulse” deri në mes të qershorit, janë marrë në pyetje mbi 300 dëshmitarë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë