bashkia shkoder nderhyn ne shkolla dhe qendra shendetesore per permiresimin e kushteve 6aff57bc29b04

Bashkia Shkodër ndërhyn në shkolla dhe qendra shëndetësore për përmirësimin e kushteve

November 19, 2026
1 minut lexim

Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve në shkolla dhe qendra shëndetësore, me qëllim garantimin e ambienteve më të sigurta dhe funksionale për qytetarët.

Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Objekteve Publike po kryejnë ndërhyrje të ndryshme në këto objekte, përfshirë riparimin e çative, sistemeve të ngrohjes dhe instalimeve.

Këto punime janë pjesë e mirëmbajtjes së përditshme të objekteve publike dhe synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, mësuesit, personelin shëndetësor dhe qytetarët.

Bashkia Shkodër ka bërë të ditur se ndërhyrjet do të kontribuojnë në funksionalitetin dhe sigurinë e ambienteve ku zhvillohen shërbimet arsimore dhe shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blyta shoqeria po e vlereson famen me shume se dijen rrezikohet mendimi kritik 6aff57618f39d
Lajmi i mëparshëm

Blyta: Shoqëria po e vlerëson famën më shumë se dijen, rrezikohet mendimi kritik

trump pas takimit me putinin dhe xi jinping asnje vendim per ukrainen pa zelenskyn 6aff57c156014
Lajmi i radhës

Trump pas takimit me Putinin dhe Xi Jinping: Asnjë vendim për Ukrainën pa Zelenskyn

Të fundit nga

ShkoLartë