Bashkia e Tiranës jep 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Veliaj: “Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania”

December 17, 2024
1 minut lexim

Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e radhës për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri sërish thirrje familjeve dhe çifteve të reja, që të aplikojnë për të përfituar nga interesat e kredisë së butë.

“Sapo kemi hapur aplikimet për një super program. E falenderoj shumë ministrin Gonxhja dhe Ministrinë e Ekonomisë, e cila i përditësoi çmimet pronave me 2024-ën.

Ne vërtet jepnim kredi të buta më parë, po kishim ngelur te çmimet e para 10 viteve, kur e filluam këtë punë. Për 1200 çifte të reja mund të aplikohet në e-Albania deri në datën 13 janar. Nga 13 janari, komisionet do të verifikojnë me pikëzim të gjithë ata që e meritojnë dhe ju them të gjitha njësive administrative që t’i orientojnë ato çifte që keni në komunitetin tuaj dhe që duan ndihmë, si të aplikojnë, t’i njohin me dokumentet bazë që nevojiten”, sqaroi Veliaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gaxherri: Për listën secili kemi pakënaqësitë tona, mendoj se Hykmete Bajrami duhej të ishte e treta

Story i radhës

Afrim Gashi: Kur ne kërkonim që me amandamente kushtetuese të mos vjetrohen lëndët për vepra penale, ndodhi e kundërta

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë