bashkia e shkupit u pastrua plotesisht deponia e paligjshme ne bregun e lumit vardar ne komunen e gazi babes 61f06a10afd76

Bashkia e Shkupit: U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës

January 25, 2022
1 minut lexim

Ekipet e Bashkisë së Shkupit sot kanë përfunduar me pastrimin e plotë të deponisë në bregun e lumit Vardar në Komunën e Gazi Babës.

Sipas Bashkisë së Shkupit umblodhën mbi 4.000 metra kub mbetje komunale dhe ndërtimore që ndotnin çdo ditë mjedisin dhe kërcënonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Ata shtojnë se po punojnë me intensitet në pastrimin e deponive në lagjen Lisiçe, Novo Selo në komunën Gjorçe Petrov, si dhe pastrimin e plotë të deponisë së paligjshme në vendbanimin Bërnjarci, në komunën e Gazi Babës.

“Pastrimi i të gjitha deponive të paligjshme në Shkup është prioritet, me qëllim parandalimin e ndotjes së ajrit, truallit, ujërave dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Inkurajojmë qytetarët të përfshihen në këtë aksion të Qytetit, duke denoncuar deponi të paligjshme, por mbi të gjitha, të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët sillen me përgjegjësi ekologjike dhe kujdesen për qytetin e tyre dhe mjedisin”, thuhet në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pedofili ngacmon 13 vjecaren cfare pozicioni e do mbathjet si i ke te hengsha 61f0691923b7c
Story i mëparshëm

Pedofili ngacmon 13-vjeçaren: Çfarë pozicioni e do? Mbathjet si i ke? Të hëngsha…!

d193d0bed180d187d0b5d0b2 d0bfd180d0b5d0b4d0bbd0b0d0b3d0b0 d0bcd0b0d0bdd183 d0b8 d183d0bad0b8d0bc d0b4d0b0 d181d0b5 d0b2d0bad0bbd183d187 61f06a38f2bbf
Story i radhës

Ѓорчев предлага МАНУ и УКИМ да се вклучат во дебатата за Бугарија

Të fundit nga

ShkoLartë