Bashkia e Shkupit: U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës

January 25, 2022
1 minut lexim

Ekipet e Bashkisë së Shkupit sot kanë përfunduar me pastrimin e plotë të deponisë në bregun e lumit Vardar në Komunën e Gazi Babës.

Sipas Bashkisë së Shkupit umblodhën mbi 4.000 metra kub mbetje komunale dhe ndërtimore që ndotnin çdo ditë mjedisin dhe kërcënonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Ata shtojnë se po punojnë me intensitet në pastrimin e deponive në lagjen Lisiçe, Novo Selo në komunën Gjorçe Petrov, si dhe pastrimin e plotë të deponisë së paligjshme në vendbanimin Bërnjarci, në komunën e Gazi Babës.

“Pastrimi i të gjitha deponive të paligjshme në Shkup është prioritet, me qëllim parandalimin e ndotjes së ajrit, truallit, ujërave dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Inkurajojmë qytetarët të përfshihen në këtë aksion të Qytetit, duke denoncuar deponi të paligjshme, por mbi të gjitha, të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët sillen me përgjegjësi ekologjike dhe kujdesen për qytetin e tyre dhe mjedisin”, thuhet në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pedofili ngacmon 13-vjeçaren: Çfarë pozicioni e do? Mbathjet si i ke? Të hëngsha…!

Story i radhës

Ѓорчев предлага МАНУ и УКИМ да се вклучат во дебатата за Бугарија

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë