bashkia e shkupit borxhet per uje mund te paguhen me keste pa llogaritjen e interesit deri me 15 mars 61f96c7800561

Bashkia e Shkupit: Borxhet për ujë mund të paguhen me këste pa llogaritjen e interesit deri më 15 mars

February 1, 2022
1 minut lexim

Ndërmarrja publike „Ujësjellës dhe Kanalizim“ realizon aksion me të cilin borxhet që kanë personat fizikë dhe juridikë ndaj ndërmarrjes mund të paguhen në këste pa llogaritjen e kamatës.

“Aksioni për shlyerjen e borxheve në këste pa llogaritjen e kamatës për personat fizikë dhe juridikë është me afat kohor të caktuar, duke filluar që sot (01.02.2022), deri më 15.03.2022. Me këtë aksion të gjithë përdoruesve u mundësohet që të paguajnë borxhet deri në 24 këste, në varësi të vlerës së borxhit”, thonë nga Bashkia e Shkpit.

Ata shtojnë se të gjithë përdoruesit e interesuar të cilët kanë borxhe të prapambetura ndaj ndërmarrjes, në periudhën e lartpërmendur duhet të aplikojnë për lidhjen e kontratave për pagimin e borxheve pa llogaritjen e kamatës për pagimin me vonesë. Ndërmarrja u bën apel qytetarëve, për shkak të pandemisë Kovid, të respektojnë të gjitha protokollet të cilat zbatohen gjatë vizitave në ndërmarrje nga ana e përdoruesve për lidhjen e kontratave.

Për informacione shtesë për përfitimet nga ky aksion qytetarët mund të drejtohen në: 02 3073 010 Qendra Kujdestare Informative, 02 3240 300 Drejtoria ose kontakt@vodovod-skopje.com.mk

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

osmani dhe mariciqi neser ne paris 61f96c3c56612
Story i mëparshëm

Osmani dhe Mariçiqi nesër në Paris

d181d0b5 d180d0b0d181d187d0b8d181d182d183d0b2d0b0 d181d0bdd0b5d0b3d0bed182 d0b2d0be d0bed0bfd188d182d0b8d0bdd0b0 d0bad0b8d181d0b5d0bb 61f96c79e8d69
Story i radhës

Се расчистува снегот во општина Кисела Вода

Të fundit nga

ShkoLartë