Bashkësia Islame në Mitrovicë obligon imamët të kursejnë energjinë elektrike

1 minut lexim

Nëse qytetarët e Bashkimit Evropian ulin ngrohjen në dimër me 1 gradë Celsius, mund të ndihmojë Unionin të kursejë rreth 7% në përdorimin e energjisë për një vit.

Kështu u shpreh Ursula von der Leyen në një postim të sajin në Twitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së për mënyrën sesi ta përballojnë dimrin e vështirë që na pret, duke pasur parasysh këtu pengesat që sjell lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë.

E thirrje të ngjashme janë bërë edhe në Kosovë nga institucione të ndryshme.

E duket se tashmë kësaj fushate për kursim të energjisë kanë filluar t’i përgjigjen pozitivisht kategori të ndryshme shoqërore.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë bëhet shembull i kursimit të Energjisë Elektrike në Kosovë me vendimin për kursimin e saj.

Të gjithë imamët në Mitrovicë janë obliguar që të kursejnë energjinë elektrike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Perfaqesuesja e Kosoves ne pingpong pjesemarrese ne Kampionatin Ballkanik per Senior/e

Story i radhës

“Mbroni serbët në Kosovë nga persekutimi dhe masakrat”, Vuçiç thirrje NATO-s: Nëse nuk e bëni ju, do e bëjmë ne

Të fundit nga