Në prag të festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion të çmuar humanitar, duke dhuruar 75 mijë euro për 500 jetimë në të gjithë Kosovën.
Besim Mehmeti, shefi i Kabinetit të Myftiut Tërnava, njëherësh edhe menaxher i Projektit, thekson se ky projekt synon mbështetje financiare për jetimët, me nga 50 euro për secilin fëmijë çdo muaj.
Pagesat për tre muajt e parë janë realizuar më herët, ndërsa sot, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, janë ekzekutuar pagesat për muajt e ardhshëm.
“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi sot janë transferuar mjetet për jetimët. Kjo shumë simbolike prej 50 eurosh është një shenjë e dashurisë që BIK-u ofron në këtë periudhë festive, e cila është më shumë se një ndihmë financiare; është një mesazh i shpresës dhe solidaritetit për ata që kanë humbur prindërit”, shprehet Mehmeti.
Burimi: botasot.info