Bashkëshortja e Rexhep Selimit reagon pas lajmit për largimin e avokatit

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar lidhur me raportimet se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin David Young.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Young mbetët pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit.

Ajo ka thënë se për arsye shëndetësore që ka Young, avokat kryesor do të jetë Geoffrey Roberts

“E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut. z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young. Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme”, ka thënë ajo.

Selimi ka thënë se si familje janë  të kënaqur me punën e avokatëve.

Story i mëparshëm

Prodhimi vendas në rrezik, Meta: Kanë përkrahjen tonë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Të anulohen vendimet arbitrare!

Story i radhës

Punëtorët nëpër botë protestojnë për kushte më të mira pune

Të fundit nga