Bashkëshortja e Alec Baldwin thyen heshtjen flet për herë të parë: Ka qenë një kohë emocionale për familjen time

January 31, 2023
1 minut lexim

Bashkëshortja e Alec Baldwin ka folur në lidhje me akuzat që i kanë bërë bashkëshortit të saj.

Ish-instruktorja e jogës nisi episodin e kësaj jave të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, duke diskutuar se si do të ishte ‘shkatërruar’ pa mbështetjen që kishte marrë. “Ka qenë një kohë emocionale për familjen time dhe unë dua t’ju shpreh se sa mirënjohëse jam për mbështetjen dhe mirësinë tuaj”, tha ajo.

“Sinqerisht, mendoj se pa ju, ne do të shkërmoheshim, ndaj faleminderit shumë që jeni me ne sepse në këtë periudhë nuk ndihemi edhe aq të fortë”. Ylli i “30 Rock”, 64 vjeç, pritet të akuzohet zyrtarisht për vrasje të martën, megjithëse Alec ka pohuar vazhdimisht se ai nuk është fajtor për vdekjen e Hutchins në xhirimet e “Rust”. Si Alec, ashtu edhe armatorja e filmit, Hannah Gutierrez Reed, përballen me një dënim maksimal prej 18 muajsh burg bazuar në akuzat e tyre.

Ata gjithashtu do të akuzohen për një shtesë për përdorimin e armës së zjarrit, e cila mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej pesë vjetësh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ekonomia e Bashkimit Evropian në stagnim, Eurozona në cep

Story i radhës

U vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij/ Zbulohet makina e vëzhguesve që dha informacionin tek vrasësit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë