bashkeshorti i nicki minaj kenneth petty denohet me arrest shtepie per kercenimin e offset 650c41d5b9657

Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth Petty dënohet me arrest shtëpie për kërcënimin e Offset

September 21, 2023
1 minut lexim

Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes amerikane, Nicki Minaj, është dënuar me 120 ditë arrest shtëpie, pasi ka shkelur kushtet e dënimit duke postuar në internet video inkriminuese që duket se kërcënojnë bashkëshortin e Cardi B dhe reperin, Offset.

Në një urdhër gjykate të paraqitur të mërkurën, më 20 shtator, në Distriktin Qendror të Kalifornisë, Petty u urdhërua të kryente monitorimin në shtëpi pasi ai “u regjistrua në video duke bërë vërejtje kërcënuese ndaj një individi të caktuar ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë”.

Individi specifik i përmendur është reperi Offset dhe klipet kanë të bëjnë me një sërë mesazhesh që synonin reperin që u shfaqën në rrjetet sociale më 16 shtator.

Në videon që u bë virale në mediat sociale më 16 shtator, Petty dhe disa nga shoqëruesit e tij shihen jashtë një hoteli në New York.

Në një video të postuar në rrjetet sociale të Offset, reperi ka larguar kërcënimet.

Kujtojmë se Petty u dënua me tre vjet lirim me kusht në korrik 2022 pasi u deklarua fajtor për dështimin për t’u regjistruar si shkelës në shtetin e Kalifornisë në vitin 2020.

Në vitin 1995, Petty u dënua për tentativë të shkallës së parë për dhunimin e në vajze 16-vjeçare dhe kaloi katër vjet në burg në New York.

MARKETING

RENT A CAR

zogiani po krijojme mundesi per reduktimin e perdorimit te qymyrit 650c419e5d200
Story i mëparshëm

​Zogiani: Po krijojmë mundësi për reduktimin e përdorimit të qymyrit

kater lojtaret e rinj te real madrid para gjykates ne nentor 650c433e0c914
Story i radhës

Katër lojtarët e rinj të Real Madrid para gjykatës në nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë