“Bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht, ajo i iku dhe nga kuzhina ka marrë thikën ku…” – zbulohet skema e vr’asjes në Kratovë!

1 minut lexim

Prokuroria Publike Themelore në Kumanovë ka dhënë urdhër për realizimin e hetimit kundër 36-vjeçares, banore e Kratovës, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale – vrasje, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.

“Gjatë kryerjes së dhunës familjare më 13 qershor, e dyshuara me pretendim ka privuar nga jeta bashkëshortin dhe vjehrrin. Pas një përleshje verbale paraprake, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht të dyshuarën, duke e goditur me grushte dhe ka filluar ta ngufasë. Ajo ka arritur të largohet dhe nga kuzhina ka marrë thikë kuzhine me të cilën në fillim e ka therur bashkëshortin, kurse më pas edhe babain e tij. Nga lëndimet ata kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë duke bërë të ditur se të dyshuarës tashmë i është shqiptuar edhe masa e paraburgimit 30-ditor./TV21

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Funksionalizohet aeroporti civil në Banjë të Malishevës

Story i radhës

Kremlini: Perëndimi reagoi në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të Putin për armëpushim

Të fundit nga