Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

December 14, 2022
1 minut lexim

Shkup, 14 dhjetor – Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë, Matjezh Han gjatë qëndrimit të tij në Shkup nënvizoi raportet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, duke nënvizuar thellimin edhe më të madh të këtij bashkëpunimi dhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta nga fusha ekonomike, me theks të veçantë atë energjetike.

 

“Mund të konstatoj se kishim një diskutim shumë të frytshëm dhe konkret dhe besoj se do ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Sllovenisë. Do të realizojmë shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Dua të theksoj se marrëdhëniet bilaterale me republikën e Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira, tradicionalisht kanë qenë të mira edhe në të kaluarën. Sllovenia është vend miqësor me RMV, kështu edhe do të mbetet edhe në të ardhmen, do t’ju mbështesim në rrugën tuaj drejtë BE-së”, tha Matjezh Han, ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojtarët hedhin në kosh fanellën e Kroacisë

Story i radhës

Bekteshi-Han:RMV dhe Sllovenia me projekte të përbashkëta

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë