Shkup, 16 nëntor – Aktivitet kyç në rrugën tonë për menaxhim të qëndrueshëm me migrimet në Ballkanin Perëndimor paraqet progresi në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërkufitar, besimin e përforcuar ndërkombëtar dhe shkëmbimin e rritur të informacioneve që është dëshmia më e mirë për gatishmërinë tonë për ta bërë ambientin e sigurisë akoma më të volitshëm, ndërsa me atë akoma më të shpejtë edhe progresin në integrimet evropiane, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp, të mbajtur në kuadër të Konferencës ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migrimet në Ballkanin Perëndimor.
Ai potencoi se menaxhimi me migrimet është sfidë komplekse e sigurisë me të cilën tashmë një periudhë më të gjatë jemi duke u përballur si shtet, por edhe si rajon në tërësi, pasi Gadishulli ballkanik është pjesë e rutave me emigrantë dhe nënrutave të cilat nisin nga Azia dhe Afrika drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
“Migrimet e paligjshme janë një temë e përditshme diskutimi dhe veprimi nga shërbimet policore në rajonin tonë dhe në Evropë, ku presioni dhe tranziti i migracionit ilegal mbetet i lartë edhe në vitin 2022, dhe krimi i kontrabandimit të emigrantëve për shkak të kërkesës për shërbime kriminale mbetet tërheqës dhe shumë fitimprurëse për grupet kriminale. Krizat aktuale ushtarake dhe politike-sigurie në Lindjen e Afërt dhe të Mesme dhe situata e pafavorshme ekonomike dhe sociale në vendet e origjinës ndikojnë në përpjekjet për të hyrë dhe transituar emigrantë të paligjshëm përmes vendit tonë”, potencoi Spasovski
Ministri shtoi se prej shtatë vitesh kemi ndarë përvojën e përbashkët të punës me policët e huaj në kufirin tonë jugor, përmes zbatimit të vazhdueshëm të operacionit të përbashkët ndërkombëtar me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në të cilin policët nga marrin pjesë tetë vende evropiane, shtatë prej të cilave janë anëtarë të BE-së, me një numër maksimal prej 160 oficerë policie të huaj të dislokuar
Spasovski shprehu pakënaqësi që Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me IOM-in, në kuadër të kryesisë çeke të Këshillit të BE-së, është bashkëorganizatore dhe nikoqire e Konferencës ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migrimin në Ballkanin Perëndimor.
Drejtori i përgjithshëm i IOM-it, Antonio Vitorino në emër të Organizatës shprehu kënaqësi nga rezultati që është arritur në Konferencë.
“Deklarata e cila këtu është e pranuar midis të gjithë përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përkushtim për përmirësimin e bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër migrimit ilegal dhe rrjedhave ilegale me krimin ndërkufitar”, potencoi Vitorino.
Ai potencoi se IOM-i i mbështetë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Sigurisë i Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, duke u përqendruar në krizën me emigrantët që ndodhi para tre vitesh në vendin e tij potencoi se, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare kanë ardhur në situatë të cilën mund ta zgjidhin lehtë.
“Dhe asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe të rrugës më të gjerë të vendeve, nuk mund të merret vetëm me këtë problem dhe kjo Konferencë konfirmoi se bashkëpunimi ynë i përbashkët është vendimtar. Zgjidhjet që ne i kërkojmë janë zakonisht shumë komplekse dhe rrugët për t’i kaluar ato situata problematike janë zakonisht shumë të ngushta. Asnjë nga ata emigrantë nuk u nis në këtë rrugë të rrezikshme për arsye të mira dhe shumë prej tyre e përfunduan udhëtimin e tyre ose në Detin Mesdhe ose në malet e Ballkanit”, potencoi Cikotiq.
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiq, potencoi se pas Berlinit dhe Tiranës, Konferenca ministrore është edhe një mundësi që të gjithë të tubohen së bashku dhe të përpiqen të diskutojnë për problemet me të cilat nuk mund të përballen lehtë edhe shtete shumë më të mëdha dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për to, pasi vendet nuk munden në mënyrë individuale t’i zgjidhin.
Burimi: zhurnal.mk