Bashkëpronari i Inter Miamit i bën të ëndërrojnë tifozët e klubit për Messin

February 28, 2022
1 minut lexim

Bashkëpronari i klubit të Inter Miamit, Jorge Mas, e ka pranuar se do ta tentojë transferimin e Lionel Messit. Mas e ka lavdëruar argjentinasin duke thënë se ai ende është një prej lojtarëve më të mirë në botë.

“Leo Messi është ende një nga lojtarët më të mirë në botë, aftësitë e tij nuk janë dobësuar”, tha fillimisht ai.

Tutje, Mas theksoi se klubi amerikan dëshiron që shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ta kenë në skuadër, duke përmendur këtu legjendën angleze, David Beckham, i cili është pronari tjetër i këtij klubi.

“Nëse Messi largohet nga PSG, ne do të donim ta shihnim atë si një lojtar të Inter Miamit. Vlen të merret në konsideratë marrëdhënia e Beckhamit me të”, shtoi ai.

“A mund të ndodhë kjo? Shihni, ne do të përpiqemi. Unë jam optimist në jetë. A mund ta imagjinoj diçka të tillë? Ekziston një mundësi e tillë”, tha Jorge Mas për ish-sulmuesin e Barcelonës.

Kujtojmë se Lionel Messi ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri më 30 qershor 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Banka Popullore e Maqedonisë: Të mundshme janë pasojat indirekte nga sulmi në Ukrainë

Story i radhës

Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen pas një kohe të gjatë në “SAG Awards 2022”

Të fundit nga

ShkoLartë