Rusia po vazhdon të mobilizojë radhët e veta pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që forcave ukrainase t’i shtohen edhe mbi 300 mijë ushtarë që janë pjesë e rezervistëve.
Kjo ka bërë që të ftohen njerëz të sferave të ndryshme shoqërore duke përfshirë edhe pilot të aeroplanëve komercial, ku disa pamje janë bërë virale në rrjetet sociale.
Një aeroplan nuk u lejua të largohej nga aeroporti rus, Ufa për në Antalia të Turqisë sepse bashkë-piloti ishte ftuar për mobilizim.
Piloti ka marrë thirrjen para fluturimit, por ai nuk ka shkuar në komisariatin ushtarak dhe i është ndaluar të largohet nga vendi pak para fluturimit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.