bashkatdhetaret presin deri ne dy ore per te dale nga kosova policia fton qytetaret ti shfrytezojne edhe pikat tjera kufitare 64dc692f8a88b

Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, Policia fton qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

August 16, 2023
1 minut lexim

Kolona e pritje të gjata po krijohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, gjersa Policia e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare gjatë udhëtimit.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në përditësimin e orës 07:32 bën të ditur se bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, megjithatë dukshëm më pak se në Merdar.

Image

Raporti

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Të martën në mbrëmje Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdar.

“Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muçibabë, Jarinjë, Bërnjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thekson Policia e Kosovës.

MARKETING

RENT A CAR

live rusia mund te perdore municione therrmuese kjo eshte frika e ushtareve te plagosur ukrainas 64dc61970f816
Story i mëparshëm

LIVE: Rusia mund të përdorë municione thërrmuese, kjo është “frika” e ushtarëve të plagosur ukrainas

perse lotojme me shume njihuni me arsyet dhe faktet interesante qe duhet ti dini me patjeter 64dc696887435
Story i radhës

Përse lotojmë më shumë? Njihuni me arsyet dhe faktet interesante që duhet t’i dini me patjetër!

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë