Basha takon qytetarët në Lushnje: Votoni Indrit Sefën, djalin tuaj

min lexim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Lushnje për të prezantuar kandidatin Indrit Sefa, teksa kanë mbetur vetëm 4 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Kreu i demokratëve i shoqëruar nga Sefa dhe përfaqësues të tjerë të PD-së ka takuar qytetarët e Lushnjes. Basha u kërkoi atyre votën për Indrit Sefën të dielën.

Kryedemokrati theksoi se vota për Indritin është votë për ndryshimin. Si djalë nga Lushnja, tha Basha, ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Pjesë nga bisedat: 

Lulzim Basha: Ja duke takuar njerëzit, duke kërkuar veten për Indrit Sefën, djalin tuaj
Qytetari: Me gjithë qejf!
Lulzim Basha: Faleminderit për mbështetjen

Lulzim Basha: Përshëndetje u lodhet?
Qytetari: Mirë, si je ti?
Lulzim Basha: Ditën e diel keni zgjedhje për kryebashkiak, ju ftoj të zgjidhni këtë djalin e ri, e keni djalin tuaj Indrit Sefen.
Qytetari: E kam porosi nga çuni.

Lulzim Basha: Kam ardhur të ju kërkoj mbështetje për Indritin, djalin tuaj.
Qytetari: Ishallah fitoftë!
Lulzim Basha: Faleminderit për mbështetjen

Lulzim Basha: Ka nevojë për prezantim?
Qytetari: Është çuni i Lushnjës.
Lulzim Basha: Ju ftoj ta votoni ditën e diel.
Qytetari: Normale!

Lulzim Basha: Kohë të vështira janë por është më mirë të keni djalin tuaj në krah në krye të bashkisë.
Qytetari: Ti bëje tëndin atë.

Lulzim Basha: Unë timin e kam, krahun tim të djathtë e kam. Faleminderit!

Qytetari: Unë me Indritin jam.

Mbështetjen për Indrit Sefën e kanë shprehur edhe qytetarë votues të të majtës, që kësaj radhe kanë vendosur të shkojnë përtej bindjeve politike.

Lulzim Basha: Me Indritin je, shumë mirë. Faleminderit nga zemra!
Qytetari: Jam i majtë unë, jam me Indritin.
Lulzim Basha: Të falënderoj dyfish që e vendos besimin tek një I ri dhe të jesh i sigurt që nuk do të të zhgënjej as ty dhe askënd tjetër nga e majta që do ti besojë me votë. Nuk je i pari që më thua jam i majtë por do të votoj për Indritin.
Qytetari: Jam i majtë i betuar, por do të ja jap Indritit.

Lulzim Basha: Indriti nuk ka nevojë për prezantim.
Qytetari: Kemi fatin qe e kemi ne lushnjarët duhen të ndihen shumë me fat që kanë pas shumë vitesh që ta votojnë, duhet të jenë shumë të lumtur dhe i ftoj që ta votojnë.

Lulzim Basha: Indrit Sefën e njihni. Djalin tuaj e keni. Ditën e diel keni mundësinë te keni një kryebashkiak, djalin e Lushnjës, te kulturuar, te zotin, te palodhur, ka luftuar kundrejt padrejtësive ne gjykata, për njerëzit. Tani është gati te luftoje për çdo qytetar te Lushnjës dhe për familjet tuaja. Kështu qe dhe unë kam ardhur tua kërkoj votën ne emër te partisë demokratike për Indrit Safën.

Indrit Sefa: Unë jam shume mirënjohës dhe do iu jem shume mirënjohës. Do jem ne shërbimin tuaj, dhe bashkinë do e keni ne shërbimin tuaj.

g.v/

Story i mëparshëm

OKB rezolutë kundër Rusisë, Yuri Kim: Historike, SHBA krenare që shtetet e tjera e hartuan bashkë me Shqipërinë

Story i radhës

Ahmeti përkujton Besëlidhjen Arbërore të Lezhës: Hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe traditës shtetërore

Të fundit nga