Basha pranon humbjen me Berishën/ Gjana: Të shtunën 25 mijë antarë në votime, në 2021 ishin 70 mijë

July 25, 2023
1 minut lexim

Lulzim Basha ka humbur përballë Sali Berishës në numra dhe ky është një fakt, ai e ka pranuar.

Ndërsa përgatitet procesi për rikthimin e tij, grupi i tij, zbuloi shifrat e atyre anëtarëve të thejeshtë demokratë që duan të marrim pjesë në votimet të shtunën, më 29 korrik.

“Nga verifikimet dhe listat e depozituara, rezulton se për 71 degë të PD do të dërgohen për votim 25, 460 anëtarë”

I besuari i Lulzim Bashës në proceset e zgjedhjeve, Jemin Gjana, që sërish është kryetar i Komisionit Zgjedhor, pranon që pjesa tjetër ka shkuar te Sali Berisha. Në zgjedhjet e 2021 ishin 75.767 anëtarë që u regjistruan dhe mbi 41 mijë votuan për Lulzim Bashën.

Në këtë rizgjedhje të re të Lulzim Bashës, numri që janë larguar është edhe me më i madh se ata që e kanë votuar para dy vitesh, 50 mijë anëtarë që nuk janë më pjesë e  PD-së zyrtare, por sic thotë dhe vetë Gjana, kanë shkuar tek Folotjra e Berishës.

“Një pjesë jo e vogël e anëtarësisë është angazhuar në strukturat e Rithemelimit, ka një pjesë kanë qëndruar jo tërësisht të anëtarësuar në asnjë prej dy grupeve”

A do të marrim pjesë të gjithë, pra të 25 mijë anëtarët në votimet për Lulzim Bashën, apo një pjesë do e braktisë, kjo do të shihet të shtunën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dukagjini nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Rijekës

Story i radhës

”Festo me zemër, jo me armë” mesazhi që MPB ndau me mërgimtarët në Merdare

Të fundit nga

ShkoLartë