Ish-kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko i ftuar në “Real Story” foli edhe për zgjedhjet në Kukës, ku kandidati socialist ia doli sërish të fitonte, madje edhe më thellë se në “14 maj”.
Ndër të tjera Majko, foli për situatën e opozitës e cila është e ndarë në kampe, i Berishës dhe i Bashës, me këtë të fundit që bëri një luftë të madhe për t’u rikthyer dhe në fund nuk u fut në zgjedhje, ndryshe nga Berisha.
Majko tha se sipas tij Basha është një politikan në pritje, i cili po pret të ndodhë ndonjëgjë nga e majta ose e djathta. Më pas ia shtoi se ata respektojnë atë që votohet dhe në këtë rast është Berisha edhe pse është “non grata”.
“Së pari, në ato që thash nuk kishte sulm ndaj Bashës. Ajo që kuptoj unë nga larg, Basha është një politikan një pritje. Pret ndonjë moment që ndodhi ndonjëgjë nga djathta ose e majta.
A e respektojmë ne Berishën më shumë se Basha? Ne vlerësojmë njerëzit që votohen, nuk i zgjedhim kundërshtarët. Nëse do gënjejmë veten e të themi që dikush tjetër votohet më shumë… nëse zoti Berisha në një moment të dytë do të tërhiqej dhe do të vendoste në vendin një tjetër, ne do të ndjeheshim më keq. Kjo që sapo thash krijon përshtypjen sikur ne kemi njëlloj preferencë karshi Berishës. Më fal, por nëse e djathta bën një gabim që shkon në favorin tonë, kjo s’do të thotë që ne pëlqejmë atë që bën gabimin, ne jemi një faktor politik që shohim drejtimin tonë” tha Majko.