Basha për Inceneratorët: U faktua vjedhja e shekullit, radhën e ka SPAK

February 25, 2022
1 minut lexim

schedule17:59 – 25 Shkurt, 2022

Nga Lushnja kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj  qeverisë për aferën e inceneratorëve. Sipas tij “vjedhja e shekullit me 430 milionë euro u faktua”, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve.

430 milionë euro vjedhja e shekullit u faktua. Tani është në dorë të SPAK të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar para drejtësisë nga bishti te koka të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kurse për 6 marsin është në dorën tuaj. Nuk bëhen dot mrekulli në një vit por do jetë viti i anti-korrupsionit nga një jurist Indrit Sefa”, tha Basha.

Lexo edhe: “PS ka dështuar”, Basha nga Lushnja: Është koha e një modeli të ri politik me Indrit Sefën

Basha kërkoi që lushnjarët me 6 mars të votojnë Indrit Sefën për t’i dhënë “fund modelit Rama”.

“Ndërsa në dorën tuaj është t’i jepni fund modelit Rama të korrupsionit me 6 mars. Le t’i japim Lushnjes një model të anti-korrupsionit përmes një avokati  kundër korrupsionit si Indrit Sefa. Gjëja e parë që i duhet Lushnja është dhembshuria e qytetarit të parë për fermerët. I kam takuar e i kam parë se si janë zbehur e lodhur në 8 vite vuajtje, të mallkuar nga keqqeverisja e 8 viteve. Indrit Sefa nuk do të shijojë ngjyrat partiake por vetëm interesat e qytetit dhe fermerëve. Ky është Indit Sefa, bashkëpunëtorët që e kam pasur në krah në beteja jo të lehta.Ta nisim rrugëtimin tonë për një model të ri, kulturës së re politike, një PD të rinisë nga Lushnja”, shtoi Basha.

/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arjola nis pushimet luksoze në këtë vend ku nata kushton 30 mijë euro, ja kush po e shoqëron atje

Story i radhës

Kovaçevski në takim me Selakoviq: Përcaktim i përbashkët për përparim në eurointegrimet

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë