Basha: Para luftës në Ukrainë nisi lufta e naftës, Rama u hedh një “kockë” nga paratë që u ka vjedhur

March 2, 2022
1 minut lexim

Gjatë një takimi me fermerët në Lushnje kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar votën për kandidatin Indrit Sefa duke premtuar një ndryshim. Basha u ndal te problemet që kanë fermerët, duke përmendur mes të tjerash se para se të niste lufta në Ukrainë kishte rritje të çmimit të naftës.

“Para se të fillonte lufta në Ukrainë kishte filluar një luftë e heshtur prej vitesh pre 2014 që është lufta e naftës më të shtrenjtë në Europë. Të parët që e ndiejnë këtë janë fermerët. Sepse nafta përkthehet në koston e çdo produkti që ju bleni. Të plehrave kimike, pesticideve gjithçka. Konkurrenca e pandershme me një doganë të pluhurosur të korruptuar. Dhe e fundit aksesi në treg. Në këto 8 vite ky e katandisur Shqipërinë si në mesjetë. Gjobë pas gjobe sa të arrish ti në treg”, tha Basha.

Basha hodhi akuza ndaj PD duke thënë se po kërkon të marrë vota duke u dhënë qytetarëve sipas tij një “kockë” nga paratë e vjedhura.

“Kryetari i bashkisë ose do jetë skllav i bandës së Lushnjes si e kanë provuar këto që kanë qenë. Ose do jetë dikush që do sjellë ndryshimin e parë që të paktën tregun e Lushnjes t’ia kthejë lushnjarëve fermerëve lushnjarë.  Natyrisht që asgjë nuk do të zbresë nga qielli.  Gjëja e parë që do ndodhë është që tregu i Lushnjes do çlirohet. Ndaj këtë të diel e keni vetë në dorë. Sa herë afrojnë zgjedhjet nga paratë që u ka vjedhur u hedh ndonjë kockë. Tollonat e naftës janë vetëm një grimcë që u ka vjedhur juve. Për tu mbajtur të lidhur u hedh një pjesë të parave që u ka vjedhur dhe që të vazhdojë pastaj t’ju vjedhë. Këtë të diel jam i bindur që Rama do ta marrë përgjigjen nga fermerët e Lushnjes”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Capital T njofton se po bën debutimin në industrinë e filmit, pjesë e “Jericho Ridge” nën drejtimin e Will Gilbey

Story i radhës

SHSUK konfirmon rënien e numrit të operacioneve

Të fundit nga

ShkoLartë